Që t’i ikë sqarimit në opinion, Gruevski heq dorë nga imuniteti i deputetit

Avokati Aleksandar Tortevski mbrëmë në emisionin Top Tema ka bërë të ditur që lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka kërkuar të heq dorë nga imuniteti prej deputeti, njofton Portalb.mk.

“Kam informatë serioze se Gruevski sot ka kërkuar të heq dorë nga imuniteti”, tha Tortevski.

Sipas tij, Gruevski këtë e bën që t’i ikë sqarimit në publik, para komisioneve kuvendore dhe para mediave për veprat e bëra.

Siç shkruan DW, kjo kërkesë është parashtruar në Komisionin për Çështjen e Mandatit dhe Imunitetit në Kuvendin e Maqedonisë.

Por kryeparlamentari Talat Xhaferi ka deklaruara se deri në mëngjes nuk ka marrë ndonjë informatë për këtë çështje dhe se nuk mund të deklarohet se a do ta miratojë Komisioni kërkesën e Nikolla Gruevskit.

Siç edhe parashikohet, ky veprim i Gruevskit vjen pasi që Prokuroria Speciale Publike të enjten ngriti 17 akuza për 18 lëndë, kërkohet paraburgimi i funksionarëve të lartë VMRO-DPMNE-së.

Në rastin “Titanik”, ekipi i Janevës kërkon paraburgim për Nikolla Gruevksin, Martin Protugjerin, Kiril Bozhinovskin, Mile Janakieskin dhe Gordana Jankulloskën.

Ndryshe, “Titanik”, është lënda e parë që prokuroria e ka hapur lidhur me krimet në procesin zgjedhor. Sipas prokurorisë, personat e dyshuar kanë kryer vepra penale duke kryer presione për të votuar, ndalesë votimi, dhënie të ryshfetit, shoqërim kriminal, shkelje e së drejtës zgjedhore, shkatërrimin e materialeve zgjedhore dhe keqpërdorimin e mjeteve për fushatën zgjedhore në vitin 2012.

222222222

LEXO: Gjykata Themelore refuzoi kërkesat për paraburgim, reagon Prokuroria Speciale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button