Gjykata Themelore refuzoi kërkesat për paraburgim, reagon Prokuroria Speciale

Pas kërkesës së PSP-së për paraburgim dhe masave tjera për të dyshuarit në rastet “Tarifa”, “Arka”, “Titanik”, “Toplik”, “Tender” dhe “TNT”, Gjykata Themelore Shkupi 1 ka sjell vendim ku nuk miratohet asnjë masë për paraburgim, kurse për shumicën e të akuzuarve janë parashtruar masë e kujdesit, marrje e pasaportës dhe detyrim për tu lajmëruar çdo të hëne tek personi zyrtar i autorizuar, njofton Portalb.mk.

LEXO: Gjykata mbrëmë pranoi lëndët “Target”, “Fortesa” dhe “Titanik”

LEXO: Gjykatësit Stefanovski dhe Boshevski pranuan lëndët për Gruevskin dhe Mijallkovin

LEXO: Që t’i ikë sqarimit në opinion, Gruevski heq dorë nga imuniteti i deputetit

Kjo do të thotë se Këshilli Penal ka refuzuar kërkesat për paraburgim të Elizabeta Kançevska Millevska, për Vlladimir Pesheski  dhe për Toni Trajkovski, kryetarin e Komunës së Gazi Babës. Atyre u është marrë pasaporta dhe duhet të lajmërohen në gjykatë.

Për Gruevskin, Mijallkovin, Jankullovskën dhe Janakievskin Gjykata do të vendos sot.

Këto janë vendimet e Gjykatës të mara sot:

LEXO: Këto janë të akuzuarit e PSP-së

Propozimet të cilat janë pjesë e rastit “Titanik 2” janë refuzuar si të pabaza.

aaaaaaaa

Propozimet të cilat janë pjesë e rastit “Toplik” për masë kujdesi, të akuzuarve u është parashtruar masa për kujdes, detyrim që të akuzuarit të paraqiten çdo të hënë në gjykatë dhe u janë marrë dokumentet e udhëtimit dhe ndalesë për nxjerrje të dokumenteve të reja.

vvvvvvvvvvvvvvvv

Propozimet të cilat janë pjesë e rastit “Tender” ku kërkohet masë paraburgimi refuzohen si të pabaza, të njëjtëve u është miratuar masë kujdesi, detyrim që i akuzuari të paraqitet çdo të hënë në gjykatë dhe u janë marrë dokumentet e udhëtimit dhe ndalesë për nxjerrje të dokumenteve të reja.

11111111111111

Edhe të akuzuarit në rastin “TNT” detyrohen që të paraqitet çdo të hënë në gjykatë dhe u janë marrë dokumentet e udhëtimit dhe ndalesë për nxjerrje të dokumenteve të reja.

ooooooooooooo

Por edhe në rastin “Traektorja” ku kërkohet masë paraburgimi refuzohet si i pabazë, të njëjtëve u është miratuar masë kujdesi, detyrim që i akuzuari të paraqitet çdo të hënë në gjykatë dhe u janë marrë dokumentet e udhëtimit dhe ndalesë për nxjerrje të dokumenteve të reja.

3333333

Vendimi i Gjykatës Themelore Shkupi 1, reagon Prokuroria Speciale Publike

Por në lidhje me këto kanë reaguar nga Prokuroria Speciale Publike, duke thënë se do të ankohen për vendimet e mospërcaktimit të masës së paraburgimit.

Nga kjo Prokurori njoftojnë se do të reagojnë ndaj vendimit të Këshillit Penal në kuadër të Gjykatës Themelore Shkupi 1 për mospërcaktim të masës së paraburgimit të të akuzuarve, për të cilat ekipi i Katica Janevës kërkoi masë për sigurim të pranisë së të akuzuarve.

Nga PSP për Maxfax thanë se atë do ta bëjnë të hënën, sepse afati ligjor është tre ditë që nga dita e sjelljes së vendimit.

Përfshirë ditën e sotme, Gjykata ka refuzuar 8 kërkesa nga  18 të parashtruara. Për rastet ku akuzohen funksionarët e lartë të VMRO-DPMNE-së Gjykata ende nuk ka vendim.

Paraburgim nuk është caktuar edhe për Ejup Alimi, Ismet Guri, Dragan Pavlloviq Llatas, Vlladimir Peshevski, Elizabeta Kançevska Millevska, Gjoko Popovski dhe Toni Trajkovski.

 

LEXO: Këto janë lëndët dhe personat kundër të cilëve PSP ka ngritur aktakuzë

LEXO: Specialja ngrit 17 akuza për 18 lëndë, kërkohet paraburgimi i funksionarëve të lartë VMRO-DPMNE-së (VIDEO)

LEXO: Gjykatat përpara sprovës për të treguar nëse do t’u bëjnë ballë trysnive të VMRO-DPMNE-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button