Site icon PORTALB

Bisedimet Kosovë-Serbi, Thaçi takohet me Vuçiqin

Thaçi-Vuçiq

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, do të ketë një takim të hënën mbrëma me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim pritet të shkëmbehen mendimet rreth vazhdimësisë së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Koha.net.

Treshja gjatë këtij takimi do të bisedojë edhe rreth zhvillimeve në regjionin e Ballkanit Perëndimor

Exit mobile version