Site icon PORTALB

Të martën do të bëhet dezinsektimi hapësinor në territorin e komunës së Gostivarit

Informohen qytetarët e Komunës së Gostivarit, me theks të veçantë mbarështuesit e bletëve, se të martën ( 4 korrik – 2017) do të bëhet dezinsektimi në territorin e komunës së Gostivarit për zhdukjen e mushkonjave të rritura dhe dëmtuesve të tjerë.

Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje prej ora 21:00 deri në ora 01:00 dhe në orët e hershme të mëngjesit prej ora 03:00 deri në ora 06:00, vetëm në kushte të mira atmosferike, dhe në rast të kohës me shi ose me erë të fortë dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhshme ose për ndonjë ditë tjetër me kushte më të mira atmosferike.

Dezinsektimin do ta kryejë ndërmarrja e autorizuar për këtë lloj veprimtarie SH.T.P.SH DREAM-MS. Për dezinsektim do të përdorët Aqua-Kothrine tretur në bazë të kërkesave të Organizatës Shëndetësore Botërore (prej 50 deri 100 ml/hektar).

Luten bletarët që t’i ndërmarrin të gjitha masat e duhura për mbrojtjen e bletëve të tyre gjatë realizimit të dezinsektimit.

Exit mobile version