Site icon PORTALB

LSM kërkon masa për mbrojtjen e punëtorëve nga moti i nxehtë

Punëtorë

Punëtor, ilustrim

 Lidhja e sindikatave të Maqedonisë sot përmes kumtesës kërkoi ndërmarrjen e masave për mbrojtje të punëtorëve, të cilët punojnë në temperatura të larta dhe zbatim konsekuent të rekomandimeve nga Qeveria për mbrojtje nga moti i ngrohtë.

Nga LSM-ja përkujtojnë se punëdhënësi, në pajtim me Ligjin për siguri dhe shëndet, është i obliguar të sigurojë kushte adekuate të punës, të cilat nuk do ta rrezikojnë jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

“Punëdhënësi nuk mund të ndikojë në faktorët e jashtëm, siç janë rrezatimi solar, temperatura dhe lagështia e ajrit, por mund me zbatim adekuat të rregullave për mbrojtje në punë, në masë të madhe ta shmang ose ta zvogëlojë rrezikun nga stresi prej të nxehtit”, thuhet në kumtesë, ku citohen pjesë të Ligjit.

Exit mobile version