Site icon PORTALB

Aeroplanë turq kryen sulme ndaj caqeve të PKK-së në Irakun verior

Aeroplanë turq

Rreth dhjetë terroristë janë “neutralizuar” gjatë sulmeve ajrore të Forcave ajrore ushtarake turke në Irakun verior, kumtoi sot Shtatmadhoria e Forcave të Armatosura të Turqisë.

Në kumtesë  ceket se operacioni ishte kryer pasi që është konstatuar se pjesëtarë të Partisë separatiste punëtore kurde (PKK) kishin planifikuar kryerje të sulmeve terroriste ndaj bazave ushtarake në territorin e Turqisë.

Sulmet ajrore, gjatë të cilave aeroplanët turq shkatërruan caqe të PKK-së, ishin kryer në rajonet irakiane Avasin-Basjan në Zap.

Pas përfundimit të suksesshëm të misionit, gjuajtësit turq u kthyen të sigurtë në bazën e tyre, shtohet në kumtesën e Shtatmadhorisë.

Exit mobile version