Një veturë me targa të Shkupit, për shkak të moskujdesit të shoferit, e ka goditur veturën zyrtare në të cilën ka qenë prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Fatime Fetai, kumtuan nga MPB, njofton Portalb.mk.
Prokurorja nuk ka pësuar lëndine, ndërkaq është bërë vetëm dëm i vogël material.
Pas ndodhisë, Fetai ka shkuar në manifestimin e sotëm që e ka organizuar Ambasada e SHBA-së në Maqedoni me rastin e 4 korrikut.