Site icon PORTALB

Era nuk është më bjonde!

Era Istrefi

Era Istrefi

Strefie është një nga bjondet më të bukura shqiptare, që sa herë flasim për stil, nuk mund të lëmë pa përmendur emrin e saj. Rebele, e guximshme, e padyshim eksperimentuese, Era nuk është dukur kurrë monoton në veshje apo përzgjedhjen e pamjes së jashtme. Këtë herë, pothuajse nuk e kemi njohur aspak, pasi siç deklaron dhe ajo vetë: “Është zyrtare. Jam me të errtën tani”, përcjell Bordo.al. 

Ka qenë ky komenti i këngëtares, poshtë fotos më të fundit të publikuar në Instagram. Me një veshje krejt xhins, ku pantallonat e gjera spikasin më shumë, e me syzet e vogla të stilit Kylie apo Kendall Jenner, ajo çka shihet nuk mund të kombinohej më mirë se me flokët e zeza. E kemi parë të eksperimentojë me ngjyrën rozë, blu, teksa të qenurit brune e kishte provuar shpesh me paruke të këtij lloji. Pak ndryshim nuk i bën keq askujt, apo jo?

Exit mobile version