Presidenti i Rusisë dhe ai i SHBA-së, Vlladimir Putin dhe Donald Tramp do të takohen në margjinat e Samitit të G-20 në Hamburg, por nuk është planifikuar takim i veçantë, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.
“Për çdo rast ata do të takohen në margjinat në Samitin, por nuk është planifikuar takim i veçantë”, theksoi Peskov.
Ai shtoi se Putini sot do të ketë takim të shkurtër në Moskë me ish sekretarin shtetëror të SHBA-së, Henri Kisinxher.
Peskov theksoi edhe se presidenti rus sot do ta presë edhe ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Zigma Gabriel.