Site icon PORTALB

Për katër vjet janë operuar 250 foshnja me anomali në zemër në Kirurgjinë e fëmijëve

Kardiokirurgji

Në Klinikën për Kirurgjinë e fëmijëve në kuadër të Projektit për kardiokirurgji neonatale prej më 14 prill të vitit 2013 deri më tani janë bërë 250 operacione në zemër të hapur prej të cilave numri më i madh tek fëmijët e moshës nën 1 vjeç.

Këtë e kumtuan nga Klinika për kirurgjinë e fëmijëve prej ku theksojnë se projekti ka filluar para katër vitesh me angazhimin e prof. Uiliam Novik dhe prof.dr. Marselo Kardareli në kuadër të Cardiac Alliance Foundation, ndërsa ka vazhduar nga janari nën udhëheqjen e prof. dr. Sllobodan Iliq nga Beogradi.

Gjatë këtyre katër viteve krahas operacioneve në zemër të hapur, janë bërë më shumë se 30 katerizime intervenuese dhe diagnostifikuese. Në kuadër të projektit operohen të gjitha kardiopatet e lindura të fëmijëve edhe ato më të ndërlikuarat. Pacienti më i vogël është operuar vetëm disa ditë pas lindjes dhe ka peshuar vetëm 1,8 kilogramë.

Ekipi i Maqedonisë, theksojnë nga Klinika, në mënyrë të pavarur i zbaton rreth 70 për qind të pjesëve paraoperative, operative dhe postoperative të mjekimit të fëmijëve me anomali të lindura.

Sipas kirurgut, Vlladimir Çadikovski, i cili e kryeson ekipin e Maqedonisë, numri i operacioneve çdo vit rritet 20-30 për qind, me qëllim që të arrihet numri i planifikuar prej 100-120 fëmijë në vit.

“Në periudhën prej vitit 1994 deri në vitin 2002 kur të gjithë fëmijët dërgoheshin jashtë shtetit për ndërhyrje, vetëm për ilustrim, kanë vdekur 215 fëmijë me anomali të zemrës të cilët nuk kanë pasur mundësi për trajtim. Këto numra e konfirmojnë peshën dhe rëndësinë e këtij projekti. Qëllimi im për periudhën e ardhshme do të jetë trajtimi i fëmijëve të lindur para kohe të varur prej ventilimit mekanik për shkak të duktus arteriosusit të hapur. Në Maqedoni në 4 vitet e fundit për fat të keq nuk është zbatuar asnjë intervenim i tillë. Shumë është mirë që të përmirësohet diagnostifikimi i këtij lloji të patologjisë, për zgjidhjen në kohë të problemit të njëjtë”, tha Çadikovski.

Exit mobile version