VMRO-DPMNE: PSP dhe LSDM kryejnë presion ndaj gjykatës
VMRO-DPMNE-ja konsideron se PSP-ja nuk posedon kurrfarë dëshmi dhe prandaj me deklarata të rreme dhe shpifëse, në mënyrë jo të natyrshme për një prokurori tentojnë ta fshehin inkuadrimin dhe joprofesionalizmin e tyre.
“E pabesueshme është që sot kur pas intervenimit të PSP-së u anulua seanca gjyqësore, pikërisht ata sulmojnë dhe akuzojnë një tjetër për këtë. Nëse nuk do të ishte intervenimi i PSP-së sot do të kishte seancë dhe shpejtë do të mund të shihej e vërteta, por edhe gënjeshtrat dhe konstruksionet e PSP-së si dhe të mashtruesit Zhernovski”, thuhet në reagimin me shkrim të VMRO-DPMNE-së në deklaratat e kryetari të komunës Qendër, Andrej Zhernovski dhe prokurores, Fatime Fetai.
Sipas VMRO-DPMNE-së, PSP-ja dhe garnitura qeveritare në vazhdimësi përmes deklaratave dhe druajtjeve publike kryejnë edhe presion ndaj gjykatës. Theksojnë se anëtarët e VMRO-DPMNE-së janë objekt i ndjekjes dhe persekutimit politik, ndërsa Nikolla Gruevski dhe të tjerët në mënyrë të rregullt shprehin respektim të gjykatës dhe të procedurave ligjore dhe me këtë rast nuk shpikin kuazi alibi.