Site icon PORTALB

Aksident i rëndë trafiku, shtatëvjeçarja po lufton për jetë

MPB

MPB

Një vajzë e moshës shtatë vjeçare është në rrezik për jetë pas aksidentit që ka ndodhur në rrugën Ohër-Kërçovë. Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:15.

Sipas MPB-së, 26-vjeçarja L.K nga Vallandova duke drejtuar makinën e saj “polo” ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.

Me lëndime të rënda ka përfunduar vajza 7-vjeçare e cila ka qenë në makinë. Ajo me urgjencë është dërguar në spitalin e Ohrit, ndërsa për shkak seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Qendrën Klinike në Shkup ku po lufton për jetë.

Exit mobile version