Iniciativë për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për arsim të mesëm në drejtim të integrimit të pjesëmarrjes së nxënësve në procesin e marrjes së vendimeve në procesin arsimor është promovuar në tryezën e sotme të rrumbullakët me temë “Rregullimi i pjesëmarrjes së fëmijëve dhe të rinjve në legjislativën arsimore”.
Organizator i ngjarjes është Koalicioni i organizatave rinore SEGA në partneritet me Forumin rinor arsimor dhe Ambasadën e parë të fëmijëve “Megjashi”.
Drejtori ekzekutiv i SEGA Zoran Ilievski, tha se ngjarja ka për qëllim që të sigurojë diskutim fillestar me deputetët, Avokatin e Popullit dhe organizatat joqeveritare lidhur me sigurimin e pjesëmarrjes së vërtetë të të rinjve që do të rregullohet ligjërisht.
“Është fakt se gjendja në Republikën e Maqedonisë me zërin e nxënësve nëpër shkolla është në gjendje shumë minore, ku nxënësit nuk kanë të drejtë të votës dhe hapësirë që ta shfaqin mendimin e tyre. Kërkesa jonë dedikohet që të hapet proces me të cilin do të sigurohen ndryshime ligjore në të cilat nxënësit në shkollat e mesme do të kenë të drejtë të marrin pjesë në marrjen e vendimeve në shkollë dhe në të gjitha reformat në sistemin arsimor”, deklaroi Ilievski.
Zëvendës-Avokatja e Popullit Vaska Bajramovska Mustafa, tha se Avokati i Popullit në takimet me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme me vite më parë konstaton se pjesëmarrja e nxënësve në marrjen e vendimeve nëpër shkolla është në nivel shumë të ulët.
Theksoi se fëmijët duhet të shikohen si partnerë, si pjesëmarrës aktiv në krijimin e politikave dhe në marrjen e vendimeve dhe se marrja e vendimeve në emër të tyre i bëjmë të rinjtë të jenë pasiv.
Sandra Anastasovska nga Forumi rinor arsimor, theksoi se deri tani nxënësit e shkollave të mesme në procesin e vendimmarrjes, nuk kanë kurrfarë mekanizmi se si të prezantohen nëpër këshilla dhe trupat e shkollave dhe qëllim i tyre është krijimi i qytetarëve aktiv, të cilët do të kenë prëgjegjësi të vendosin dhe vetë të marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes.