Site icon PORTALB

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Policia e Shqipërisë, ilustrim

Një person është plagosur me armë zjarri paraditen e së mërkurës në Tiranë, shkruan Top Channel.

Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Personi i plagosur është Tefik Hyka, rreth 50 vjeç, ish-pronar i fabrikës së tullave në Vorë.

Autorët kanë qenë duke lëvizur me një motor. Gjatë ndjekjes nga policia, është ndaluar në Komunën e Parisit një prej autorëve të dyshuar.

Exit mobile version