Site icon PORTALB

Skenari i “La Ligas” për titullin kampion

Ekipet pretendente për titull

Ekipet pretendente për titull

Nje La Liga e çmendur, e paparashikueshme dhe me surpriza të paimagjinueshme. Dy barazime radhazi të Los Blankos, humbja e Atletikos së Madridit me Levanten, por edhe 2 pikët e lëna nga Barcelona me Getafen hodhën poshtë të gjitha pritshmërie e opinionit publik. Dështimi i Los Blankos për të marrë maksimumin e pikëve në transfertë me Valladolid, ka hapur skenarë të tjerë për trofeun e titullit, ku vetëm Barcelona e ka në dorë fatin e saj, pa u varur nga rezultatet e rivaleve. Katalanasit nëse arrijnë t’i fitojnë te dyja ndeshjet e mbetura të kampionatit me Elchen në transfertë dhe me Atletikon në Kamp Nou do të shpallen automatikisht kampione të Spanjës, pasi në rast barazimi me pikë me Los Colchoneros do të jenë të favorizuar nga sfidat direkte.

Atletiko, që para Valladolid – Real Madrid kishte nevojë për 4 pike për tu shpallur kampion, tani do të ketë mundësi ta ngrejë lart trofeun edhe me dy barazime ne sfidat me Malagan dhe Barcelonen. Me dy pikë do të ishte kampion i sigurt por nga ana tjetër mund të mos i vlejnë tri piket. Sepse nëse fiton me Malagan dhe humbet me Barcelonën, La Liga do të shkonte për Blaugranat, sigurisht duke presupozuar se formacioni i Tata Martinos nuk do të gabojë as me Elchen.

Llogarite e Realit te Madridit janë shumë më të komplikuara, pasi los Blankos jo vetëm që duhet t’i fitojnë sfidat e tyre, por duhet të shpresojnë që Atletiko t’u humbasë të dyja ndeshjet e saj ose të marrë vetëm një pikë, ndërsa Barcelona të mos grumbullojë më shumë se katër pikë.

Një kombinim gati i pamundur, që thuajse e nxjerr jashtë gare Realin për titullin e La Ligas. 4 pikët e lëna në dy përballjet e fundit me Valencian në “Santigo Bernabeu” Valladolid në transfertë, ishin vetëvrasje për të besuarit e Carlo Ancelottit që shpërdoruan me duart e tyre mundësin e artë për të qenë më afër tripletës, duke qenë se kanë fituar Kupën e Mbretit dhe janë në finale të Champions League pikërisht ndaj Atletikos.

Exit mobile version