Site icon PORTALB

Michelle Obama: Na ktheni vajzat tona!

Michelle Obama

Michelle Obama

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka postuar një foto në Twitter me një pankartë në duar ku shkruhet: “Na ktheni vajzat tona!”

Zonja e Parë  lutet për vajzat e rrëmbyera nga shkolla nga grupi islamik i rebelëve të Boko Haramit. Michelle Obama ka thënë se SHBA është duke ndihmuar dhe po jep asistencën e saj për gjetjen dhe vendndodhjen e tyre.

“Lutjet tona janë për vajzat nigeriane të rrëmbyera dhe për familjet e tyre. Është momenti që ta na i riktheni” , ka shkruar  Michelle në Tëitter. Për këtë çështje ka folur edhe presidenti Barack Obama duke thënë se SHBA po bën gjithçka që mundet për të lokalizuar vendndodhjen e tyre.

“Ne kemi dërguar një ekip me një kombinim forcash ushtarake, për të gjetur 200 vajzat e rrëmbyera. Kjo është një ngjarje e tmerrshme”, tha Obama duke e cilësuar organizatën Boko Haram si më të rrezikshmen në atë rajon.

Barack Obama ka thënë që ndërkombëtarët duhet të mobilizohen për ndërmarrë veprime kundër terroristëve të grupit islamik të Boko Haramit./ TCH

Exit mobile version