Site icon PORTALB

Çiftet që grinden janë më të lidhura

Çiftet që grinden janë më të lidhura

Ilustrim

Grindjet ne çift duket se janë te shëndetshme, me kusht qe ato te jene brenda kufijve te vetëkontrollit. Kështu mendon një studim i Universitetit te Michigan-it, i cili me pas është botuar edhe ne revistën “Journal of Marriage and Family”.

Duke analizuar 363 persona, burra dhe gra te martuara, studiuesit kane arritur te kuptojnë se gjate viteve te para te martesës, meshkujt janë me te prirur për te zgjidhur problemet ne çift nëpërmjet dialogut. Ndërsa femrat, nga ana e tyre janë me te dëshiruara qe t’i shmangen atij.
Me kalimin e viteve, gratë fillojnë te kuptojnë se te anashkaluarit e dialogut dhe konfliktit, nuk është mënyra me e mire dhe efikase për zgjidhjen e problemit, kështu qe edhe ato fillojnë gradualisht te përfshihen ne dialogun konfliktual.

Sipas kërkuesve te Michigan-it, ky përben momentin kur një çift kërkon te zgjidhe problemin e tyre përmes dialogut konfliktual, por duke evituar manifestimet e sjelljeve egoiste dhe violente, ato kane me shume gjasa qe unazat qe i bashkojnë t’i mbajnë për një kohe me te gjate ne gisht.
Ajo qe duket se është e papritur për studiuesit, është fakti se kur një grua zgjedh rrugën e “oportunistes” dhe lëshueses ne një debat, probabiliteti për te vajtur drejt ndarjes është me i madh.

Gjithsesi, e rëndësishme gjithmonë është ruajtja e sensit te vetëkontrollit, shmangies se qëndrimeve hakmarrëse dhe ruajtjes se pengjeve ne vetvete.

Exit mobile version