Site icon PORTALB

Han: Qytetarët e Maqedonisë meritojnë gjyqësor të pakorruptuar

Johanes Han

Johanes Han

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, në një intervistë për “REL” në gjuhën maqedonase thotë se në lidhje me reformat e paralajmëruara gjyqësore plotësisht i beson ekspertit, Rajnhard Pribe dhe ekipit të tij. Në lidhje me PSP-në, ai thotë se tani radha është e Qeverisë që të diskutojë për atë se çfarë më tej, njofton Portalb.mk.

“Ajo që absolutisht është e nevojshme është që të kthehet besimi në gjyqësorin e pavarur, kualitetin e gjyqësisë. Unë mendoj se ajo është edhe qëllimi që punojnë në të, prokurorë, gjykatës, zyrtarë shtetëror dhe mendoj se gjithashtu, qytetarët e vendit e meritojnë, që gjyqësori të mundet të funksionojë në mënyrë funksionale, të pavarur dhe të pakorruptuar”, thotë Han.

Exit mobile version