Site icon PORTALB

Disa biznese në Ukrainë cak i sulmeve kibernetike

Ilustrim

Banka Qendrore e Ukrainës ka njoftuar se një numër i bankave dhe bizneseve të sektorit publik dhe privat kanë qenë cak i sulmeve kibernetike nga “viruse të panjohura”, njofton REL.

”Si rezultat i këtyre sulmeve, disa banka janë përballur me probleme gjatë ofrimit të shërbimeve tek klientët”, është thënë përmes njoftimit, pa u specifikuar emri i ndonjë institucioni.

“Banka Qendrore është e bindur se është ka ngritur masat e mbrojtjes ndaj sulmeve të tilla dhe gjendja do të normalizohet”, është shtuar më tutje në njoftim.

Ukraina e ka fajësuar Rusinë për sulmet e mëhershme kibernetike.

Marrëdhëniet në mes të këtyre dy vendeve janë prishur në vitin 2014, pasi Rusia aneksoi Krimenë dhe mbështet separatisët në lindje të Ukrainës.

Exit mobile version