Site icon PORTALB

Të paktën 57 të vdekur në Siri

Ilustrim

Të paktën 57 persona e kanë humbur jetën në një sulm nga ajri mbi një burg që e kanë udhëhequr SHI-ja në Sirinë Lindore, njoftoi grupi monitorues sirian.

Sulmi ka ndodhur mbrëmë me ç’rast është targetuar burgu në rajonin Majadin në provincën lindore Deir al-Zur, njoftoi Qendra siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut. Ata theksojnë se aeroplanët që e kanë kryer sulmin janë nga koalicioni i kryesuar nga SHBA-ja. Në burg ka pasur civilë si të burgosur të cilët kanë qenë anëtarë të të grupit militant.

Exit mobile version