Shtetasja e Maqedonisë është paraburgosur në Turqi nën akuzën se ka gënjyer 40 kubane të cilat më pas i ka futur në tregun e prostitucionit, njofton Portalb.mk.
Siç raportojnë mediat turke, ajo nëpërmjet agjencisë së saj në internet ka angazhuar 40 vajza nga Kuba të cilave u ka premtuar se do të punësohen si kërcimtare për honorarë të larta.
Me të arritur në Turqi, kubanet i ka mbyllur në hotel, të cilave më pas u janë marrë pasaportat dhe dy muaj kanë punuar në prostitucion.
Shtetasja e Maqedonisë ka qenë e angazhuar edhe për bartjen e vajzave me automobil. Çdo mbrëmje i ka marrë nga hoteli dhe i ka dërguar tek klientët. E njëjta edhe i ka kthyer vajzat më pas në hotel.
Ambasada i ka kthyer vajzat në Kubë, kurse maqedonasja ka përfunduar në paraburgim.