Site icon PORTALB

Cityt i duhet vetëm një pikë për titull

Boshnjaku Xheko paralajmëroi fitoren me dy gola

Boshnjaku Xheko paralajmëroi fitoren me dy gola

Manchester City është më afër se kurrë titullit në Premierligë. Skuadra e Pellegrinit ka arritur fitore bindëse në përballjen me Aston Villën.

City fitoi me rezultat 4:0, ndërsa që të gjitha golat i shënoi në pjesën e dytë. Xheko në minutat 64 dhe 71 shënoi dy herë. Jovetiq në minutën e 89 shënoi për 3:0. Yaya Toure e kompletoi pokerin në minutat shtesë për 4:0.

Cityt në javën e fundit i mjafton vetëm 1 pikë për titull në përballjen me West Ham United.

Exit mobile version