Site icon PORTALB

Bexheti dorëzon 139 vendime për përkthyes gjyqësorë

Bexheti dorëzon 139 vendime për përkthyes gjyqësorë

Bexheti dorëzon 139 vendime për përkthyes gjyqësorë

Për 139 përkthyes gjyqësorë të cilët kanë dhënë provimin për 19 gjuhë, sot në Ministrinë e Drejtësisë iu dhanë vendimet. 

“Nga shtatori i vitit 2008 deri tani me sukses janë kryer 13 sesione për kontrollim të njohurive, me çka provimin kanë kaluar gjithsej 1.589 përkthyes për 24 gjuhë të huaja dhe gjuhët e etniteteve në Maqedoni”, tha ministri i drejtësisë Bexheti. 

Përkthyesit, siç thotë Bexheti janë shpërndarë në 27 gjykata themelore të Republikës. Në këtë mënyrë, sipas tij Maqedonia përmirëson gjendjen për plotësimin e kritereve të Bashkimit Evropian (BE) në zbatimin e shumë-gjuhësisë dhe përdorimit publik të gjuhëve, si praktikë e konfirmuar në BE. 

Reformat në gjyqësi në planin e sigurimit të së drejtës së përkthyesit gjyqësor me ndryshimet e bëra në ligjet, kanë kontribuar të fitohen përkthyes të trajnuar mirë dhe me eksperiencë të cilët do të kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe me përgjegjësi. 

Testimi për njohjen e gjuhëve është bërë nga profesorë nga institucionet e shkollimit të lartë në Maqedoni, nga përkthyes gjyqësor dhe institucione tjera.

Exit mobile version