Site icon PORTALB

Zgjedhjet në Shqipëri vlerësohen si pozitive, pavarësisht incidenteve

Vëzhguesit Vendorë në Shqipëri kanë publikuar raportin paraprak për zgjedhjet, duke bërë në tërësi një vlerësim pozitiv për procesin zgjedhor.

Grupi i vëzhguesve ka bërë me dije se ka konstatuar shifra pozitive nga procesverbalet në hapjen e qendrave të votimit.

Ndërsa problemet e regjistruara, të cilat nuk kanë cënuar procesin, variojnë nga vonesa në hapjen e qendrave në disa raste dhune, si dhe në disa raste edhe votime familjare.

Exit mobile version