Site icon PORTALB

Ivanov uron muslimanët për Fitër Bajram

Gjorge Ivanov

Gjorge Ivanov

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan-Bajrami, i dërgoi urim kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, Reis-ul-ulema haxhi Sulejman efendi Rexhepi, anëtarët e Riasetit të BFI-së dhe të gjithë pjesëtarëve të besimit islam në Republikën e Maqedonisë.

“Më lejoni juve personalisht, anëtarëve të Rijasetit, muftinjve, imamëve dhe të gjithë qytetarëve të besimit islam në Republikën e Maqedonisë t’u uroj festën e Fitër – Bajramit”, qëndron në urim.

Exit mobile version