Site icon PORTALB

Cërvenkovski: Për LSDM-në nuk jemi zgjidhje as unë as Zaevi

Cërvenkovski: Për LSDM-në nuk jemi zgjidhje as unë as Zaevi

Cërvenkovski: Për LSDM-në nuk jemi zgjidhje as unë as Zaevi

Ish kryetari i LSDM-së Branko Cërvenkovski, vlerëson se lideri aktual i kësaj partie, Zoran Zaev, duhet të largohet nga kreu i partisë. Cërvenkovski ka ndërpre heshtjen e tij lidhur me zhvillimet në LSDM, duke dhënë një intervistë për “Deutsche Welle”. 

“LSDM është në krizë të thellë, një nga krizat më të rënda që na formimi i partisë, Do të jetë shumë vështirë të konsolidohet shpejtë, të arrihet unitet të motivohet anëtarësia dhe të inkurajohen qytetarët. Rezistenca nuk bëhet në zyra dhe në pres konferenca. Për këtë arsye nevojitet më tepër kredibilitet dhe kapacitet më i madh unifikues. Nevojitet autoritet që do të tejkalojë kornizat e partisë. Dhe të që të jem i drejtpërdrejtë, për këtë situatë nuk jemi zgjidhje as unë as Zaevi”, ka deklaruar Cërvenkovski duke u përgjigjur në pyetjen nëse duhet të ketë ndryshime brenda partisë në kongresin e ardhshëm. 

Cërvenkovski ka përkrahë bojkotin e opozitës dhe kthimin e mandateve. 

“Mendoj se opozita nuk duhej, e as në të ardhmen nuk duhet të të marrë pjesë në zgjedhje në këso kushte dhe të organizuara nga një pushtet i këtillë. Ky regjim totalitar patjetër duhet të delegjitimohet plotësisht, e jo me pjesëmarrjen tonë në institucione dhe në zgjedhje të inskenuara paraprakisht të bëhemi bashkautorë në krijimin e një imazhi për njëfarë “normaliteti” dhe për “ashtu-kështu” demokraci. Ishte gabim i madh edhe përkrahja e opozitës për ndryshimet e Kodit zgjedhor, kur kemi punë me pushtet që nuk respekton as ligj e as Kushtetutë dhe i shkelë kut t’i teket she si t’i teket. Është naivitet politik nëse mendohet se për shkelje të tilla mund të hapet procedurë në një prokurori të partizuar dhe të pritet epilog gjyqësor nga një gjyqësi të dirigjuar partiake. Maqedonia që moti nuk është as shtet demokratik e as shtet ligjor. Por duhet t’i harrojmë edhe iluzionet se dikush nga jashtë do të na i zgjidhë problemet, kurse iluzione të tilla shpeshherë u stimuluan gjatë vitit të kaluar. Liria fitohet, nuk dhurohet. Ose jemi të gatshëm të luftojmë për të, ose duhet të  durojmë kokulur”, ka deklaruar Cërvenkovski.

Exit mobile version