Site icon PORTALB

Rama heq barrierat e punësimit për shqiptarët e Kosovës dhe Luginës së Preshevës

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj

Vendimi i fundit i marrë nga qeveria “Rama” ka  hequr barrierat e punësimit për shqiptarët e Kosovës dhe të Luginës së Preshevës, të cilët mund të punojnë në vendin pa pasur asnjë pengesë. 

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, sipas të cilit çdo qytetar nga Kosova dhe Lugina e Preshevës mund të punësohet në Shqipëri, pa pasur nevojë të pajiset me leje pune.

“Liberalizuam tregun e punës me Kosovën, ndërsa sot hoqëm procesin burokratik të pajisjes me leje pune. Shqiptarët nga Kosova nuk kanë nevojë të aplikojnë për leje pune apo për certifikata pune. Çdo qytetar i Kosovës dhe nga Lugina e Preshevës mund të aplikojnë për punë në Shqipëri”, tha ai.

Sipas Veliajt, në ndryshim nga qeveria tjetër, “ne nuk i konsiderojmë të huaj shqiptarët e Luginës së Preshevës, çdo student i Luginës mund të punësohet lirshëm në Shqipëri”, shtoi ai.

Ndërsa, kryeministri Edi Rama ka premtuar se do heqë barrierat mes dy vendeve, duke krijuar tregje të përbashkëta, krijimin e një terminali të përbashkët doganor, njësimin e certifikimit sanitar mes Shqipërisë e Kosovës si dhe ngritjen e një këshilli ekonomik kombëtar Shqipëri- Kosovë./ Shekulli

Exit mobile version