Cheesecake pa pjekje me reçel qershie, e lehtë dhe e shijshme!
Kjo është koha e qershive dhe e reçelit të tyre. Këto ditë, më shumë sesa kurrë, mund ta realizoni këtë recetë të propozuar nga blogu Adda’s All.
Përbërësit
500 gr. biskota të thata
250 gr. gjalpë
4 pako filadelfia natyrale
150 gr. sheqer pluhur
lëngu i 1 limoni
200 ml. pana e freskët ose pana për t’u formua (duke parë që në Shqipëri mezi gjendet pana e freskët)
1 majë luge vanilje
4 feta xhelatinë peshku
2 lugë qumësht
Reçel qershie për sipërfaqen
Përgatitja
Vendosni biskotat në blender dhe grijini, pastaj shtoni gjalpin e shkrirë dhe përziejini derisa të bëhet një brumë i njomë. Me këtë masë vishni fundin e një tave dhe anët e saj, ngjesheni mirë dhe nivelojeni. Futeni në frigorifer për 40 minuta.
Ndërkohë vendosni fletët e xhelatinës në një enë me ujë të ftohtë dhe lërini të zbuten.
Në një enë rrihni panën dhe formojeni paksa, shtoni dhe lëngun e limonit dhe përziejeni përsëri. Në një tjetër enë përzieni Filadelfia-n me sheqerin derisa të bëhen krem, shtoni dhe panën e formuar në të dhe përziejini mirë që të keni një krem i plotë.
Kur xhelatina është zbutur vendoseni të shkrihet në qumështin e nxehur, përziejeni derisa të shkrihet plotësisht. Lëreni të ftohet paska dhe kullojeni. Pjesën e filtruar bashkojeni me kremin. Përzijeni përsëri.
Masën derdheni sipër bazës me biskotë, nivelojeni mirë dhe vendoseni përsëri në frigorifer të mpikset. I duhen rreth 4-5 orë.
Në momentin e servirjes shoqërojeni me reçel qershie sipër.