Site icon PORTALB

Vdes gazetarja franceze, e lënduar gjatë shpërthimeve në Mosul

Mosul

Televizioni francez ka bërë të ditur se ka vdekur gazetarja franceze, Veronique Robert, e cili ishte plagosur në të njëjtën shpërthim mine, që vrau dy kolegë të saj në qytetin irakian, Mosul, gjatë kësaj jave.

Robert ishte operuar në Bagdad dhe më pas u nis për trajtim në Francë, por vdiq nga plagët e marra, ka thënë transmetuesi francez.

Gazetarët po shoqëronin forcat speciale të Irakut gjatë betejës për të rimarrë Mosulin nga grupi ekstremist Shteti Islamik.

Exit mobile version