Në prag të vizitës së ekspertit evropian Rajhard Pribe dhe eurokomisarit Johanes Han të Shkupit zyrtar, qeveria e Zoran Zaevit me organizatat civile do të formojë pesë grupe pune të cilët do të punojnë në përmbushjen e reformave urgjente prioritare, njofton Alsat-M. Misioni primar ti tyre do të jetë që Maqedonia, vitin e ardhshëm t’i filloj negociatat për anëtarësimin në BE.
Këtë e bëri të ditur kryeministri Zoran Zaev në takimin me organizatat joqeveritare ku tha se bashkëpunimi me OJQ-të do të përshpejtojë këtë procedurë.
“Reformat në të cilat do të punojmë janë reale dhe të arritshme. Ata janë reformat urgjente që burojnë prej ekipit të ekspertëve të Komisionit evropian e udhëhequr nga Rajhard Pribe dhe prej Raporteve të Komisionit evropian për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Sektori civil tanimë ka përgatitur edhe bluprintin, i cili do të jetë ndihmë e madhe për tërë këtë proces. Shumë prej çështje prej raportit të Pribes u hapën edhe gjatë negociatave të Përzhinos. Me punën ndaj tyre, Maqedonia arriti të organizoj zgjedhje kredibile dhe të hapë rrugën e proceseve demokratike” deklaroi kryeministri Zoran Zaev.