Site icon PORTALB

Bachtrack Opera Awards 2017, Ermonela Jaho pretendente për Këngëtaren më të Mirë

Ermonela Jaho

Ermonela Jaho është në garë për çmimin e këngëtares më të mirë në Bachtrack Opera Aards, ku fituesja zgjidhet me votat e spektatorëve.

Mes Anita Rachvelishvili, Anna Netrebko,  Gawlle Arquez, Joyce DiDonato, Karita Mattila, sopranoja shqiptare konkurron për rolin e saj në operën Madama Butterfly të interpretuar në Royal Opera, në Londër. “Jaho jo thjesht këndon Butterfly. Ajo bëhet Butterfly”, ka shkruar faqja zyrtare e këtij çmimi për Ermonelën.

Kushdo mund të votojë në këtë link, për të zgjedhur këngëtaren më të mirë lirike për këtë çmim ndërkombëtar.

Exit mobile version