Site icon PORTALB

Ministria e Financave kthen 6,95 miliardë denarë në ekonomi

Ministria e Financave

Ministria e Financave

Ministria e Financave sot kthen 6,95 miliardë denarë në ekonomi në bazë të letrave me vlerë. Siç kumtoi Ministria e Financave, dje në ankand u regjistruan 6,26 miliardë denarë, që do të thotë se sot kthehen 684 milionë denarë (11,1 milionë euro) më shumë se sa dje që u tërhoqën.

Sipas ministrisë këto janë mjete të freskëta të cilat Qeveria i vendos në dispozicion që të përmirësohet likuiditeti i ekonomisë, gjegjësisht mjetet të cilat bankat mund t’i plasojë si kredi firmave.

“Qeveria dhe Ministria mbeten të përkushtuara në rritjen e likuditeitit të tregut vendor të kapitalit për biznes. Përkujtojmë se është paraparë që Qeveria të sigurojë 100 milionë euro të reja kredi për interes të subvencionuar për firmat e vogla dhe të mesme nga Banka Evropiane për Investim, si dhe 10 milionë euro të reja kredi me rikapitalizimin e Bankës së Maqedonisë për mbështetjen e zhvillimit. Me këtë firmave u janë vendosur në dispozicion pothuajse gjysmë miliardë euro”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Financave

Exit mobile version