Site icon PORTALB

Deputetët e rinj i marrin vërtetimet në KSHZ, ata të opozitës nuk erdhën

Asnjë përfaqësues i LSDM-së, nuk është paraqitur në KSHZ për certifikatat

Asnjë përfaqësues i LSDM-së, nuk është paraqitur në KSHZ për certifikatat

Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor sot filloi dorëzimi i vërtetimeve e deputetëve të zgjedhur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 27 prill. Siç paralajmëruan, deputetët e zgjedhur të opozitës, të kryesuar nga LSDM nuk u paraqitën gjatë dorëzimit të vërtetimeve në terminin e paraparë. Mospranim të mandatit paralajmëroi edhe Rufi Osmani, deputeti i vetëm i RDK-së që fitoi mandat.

Paradite, vërtetimet për deputetë të zgjedhur në KSHZ i morën parlamentarët e rinj nga PDSH-ja, me përjashtim të liderit të partisë Menduh Thaçi. Pas tyre këtë duhet ta bëjnë deputetët e zgjedhur të BDI-së, VMRO-DPMNE-së dhe GROM-it.

Në përbërjen e re të parlamentit do të ulen 61 deputetë nga VMRO-DPMNE, 19 nga BDI, 7 nga PDSH dhe 1 nga GROM. Opozita e kryesuar nga LSDM fitoi 34 mandate, për të cilat paralajmëroi se nuk do t’i pranojë.

Mbledhja konstituive e Kuvendit pritet të thirret deri në fund të javës, pasi që spikeri Trajko Veljanoski zyrtarisht do ta marrë raportin nga KSHZ-ja se zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2014 mund të konsiderohen të përfunduara.

Exit mobile version