Site icon PORTALB

Zvërllevski: Nuk ka ndjekje penale, nëse afera “Banka e Maqedonisë” është e vjetruar

Marko Zvërlevski

Marko Zvërlevski

Prokurori publik ka pranuar incizimin për aferën “Banka e Maqeonisë” dhe tani se pari duhet të vërtetohet se a është siguruar ky incizim në mënyrë ligjore dhe si ëhstë arritur deri te ajo dhe a mund të trajtohet në bazë të dëshmive të fituara në mënyrë ligjore.

Prokurori publik Marko Zvërllevski në një intervistë për Libertas thotë se , para se të kalohet në procedurat për verifikimin e besueshmërisë së materialit,  duhet të vërtetohet nëse këto dëshmi të paraqitura me incizimin mund të përdoren në procedurë gjyqësore.

Zvërllevski, thotë se procedimi i lëndës është i lidhur me afate kohore, për këtë sipas tij është më me rendësi që prokuroria të shohë nëse ka rrethana të cilët përjashtojnë ndjekjen penale.

Sipas Prokurorit publik Marko Zvërllevski, në përputhje me Kodin Penal, nuk mund të ndërmerret ndjekje penale nëse kanë kaluar 10 vite, për arsye se lënda bëhet e vjetruar.

Sipas Zvërllevskit, prkuroria nuk mund të ndërmarrë ndjekje penale, nëse lënda në fjalë është e vjetruar dhe për të cilën sipas ligjit mund ët parashihet burgim deri në 10 vite. Nëse kjo lëndë është po aq e vjetër atëherë nuk do ët ketë ndjekje penale, sepse sipas Zvrllevski, prokuroria do tu keqpërdorte.

Exit mobile version