Site icon PORTALB

Qyteti i Shkupit do të harxhojë 1.3 milion euro për fasada baroku

Qyteti i Shkupit do të harxhojë 1.3 milion euro për fasada baroku

Qyteti i Shkupit do të harxhojë 1.3 milion euro për fasada baroku

Qyteti i Shkupit ka nënshkruar marrëveshje për rekonstruimin e fasadave të 5 ndërtesave në qendrën e Shkupit.
 
Sipas të dhënave të Byrosë për Prokurime Publike për këto fasada do të harxhohen gjithsej 1 milion e 300 mijë euro, shkruajnë mediat maqedonase.

Bëhet fjalë për rekonstruimin e fasadave të objekteve në rrugën Nikolla Vapcarov dhe rrugën Dimitrija Cupovski në qendrën e Shkupit, të cilat duhet të adaptohen me stil baroku. 

Punët duhet të realizohen ën afat prej 6 muajve ndërsa marrëveshjet janë nënshkruar me kompanitë e ndërtimit ‘Pellagonia’ nga Gostivari, ‘Transmet” nga Shkupi dhe ‘Bajer BG’ nga Shkupi. 

Shuma për rekonstruim të fasadave tani më ka tejkaluar 3 milion e 300 mijë euro.

Exit mobile version