Site icon PORTALB

KB Shkupi përsëri në “Final Four”

KB Shkupi vazhdon traditën, përsëri në "Final Four"

KB Shkupi vazhdon traditën, përsëri në "Final Four"

Basketbollistët U-20 të KB Shkupi, vazhdojnë traditën e pjesëmarrjes në “Final Four, duke siguruar për herë të katërt pjesëmarrjen në mesin e katër ekipeve më të mira në Maqedoni. Të përzgjedhurit e trajnerit Enver Miftari të martën në mbrëmje në një ndër ndeshjet më interesante të javës së fundit të Ligës së të rinjve në basketboll si mysafir me rezultatin e ngushtë 76:75 mundën ekipin e Rabotniçkit.

Më i merituari për këtë fitore të KB Shkupi ishte Emir Eshtrefi, i cili realizoi 22 pikë, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Alaudin Mustafa duke shtuar edhe 20 pikë, Islam Mjaku (17) dhe Besart Memeti (14).

“Jam i kënaqur me fitoren dhe rezultate e deritanishme të ekipit. Ndaj Rabotniçkit të gjithë lojtarët dhanë maksimumin dhe ata janë më meritorët për këtë plasman në “Final Four”. Tre herë e kemi fituar titullin kampion, ndërsa shpresojmë që në emër të Zotit ta fitojmë edhe kësaj here. Këta lojtarë janë krenaria e popullit shqiptarë, pasi një sukses të tillë deri më tani nuk ka mundur askush ta arrijë”, ka thënë trajneri Enver Miftari. 

KB Shkupi pjesën e rregullt të kampionatit për të rinj e mbylli në pozitën e dytë me 29 pikë, vetëm një më pak se MZT Skopje që u ndal në pozitën e parë me 30 pikë. Ekipi i udhëhequr nga trajneri Enver Miftari nga gjithsej 16 ndeshje, arriti 13 fitore dhe 3 disfata.
Ende nuk është vendosur se kush do të jetë organizator i “Final Four”, ndërsa sipas informatave jozyrtare besohet se KB Shkupi mundë të jetë më afër të merr organizimin. / Portalb

Exit mobile version