Site icon PORTALB

Sela: Momenti i volitshëm për bashkimin e votës shqiptare

Sela: Momenti i volitshëm për bashkimin e votës shqiptare

Sela: Momenti i volitshëm për bashkimin e votës shqiptare

VMRO-DPMNE-ja si subjekt që fitoi zgjedhjet e 27 prillit ka obligim kushtetues që të formojë qeverinë e ardhshme, nga këtu del që ajo duhet të shkoj dhe në një farë forme t’i lusë subjektet politike shqiptare dhe jo e kundërta. Kështu u shpreh Ziadin Sela në një intervistë për TV Ora News, ndërsa ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Maqedoni të ndërlidhura me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ato presidenciale por pa anashkaluar edhe zhvillimet brenda subjektit të tij PDSH-së.

“Në këtë situatë mua më duket absurde që një subjekt politik i konkurron subjektit tjetër politik. Këtu është ky padroni VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski i cili ulet në tryezë dhe pret kush do t’i hyjë paradite dhe kush t’i hyjë pasdite. Duhet me ndryshuar një mendësinë politike”, tha Ziadin Sela, kryetar i Strugës.

Sela tha se është momenti i volitshëm për bashkimin e votës shqiptare, me qëllim të realizimit të interesave kombëtare.

“Unë them në qoftë se Menduh Thaçi është në gjendje me 7 deputetë të bëhet pjesë e qeverisë dhe në qoftë se garantoni që brenda 100 ditëve do të bëjë ndryshimet kushtetuese, që të rregulloj vendimmarrjen, që të rregulloj gjuhën shqipe, që të debllokoj procesin euro-integrues le të bëhet prej sot. Në qoftë se nuk ka premisa për t’i bë këto gjëra, mos ja ulë pazarin BDI-së. Le t’ia jap 7 mandatet e veta, t’i thotë urdhëro zoti Ali Ahmeti, kërkove 22 deputetë unë po t’i jap edhe 7 i bën 26, e ke zërin e gjithë shqiptarëve dhe të paktën për 6 muaj, bëje gjuhën shqipe zyrtare në gjithë shtetin dhe rregulloje çështjen e emrit”, u shpreh Ziadin Sela, kryetar i Strugës.

Sela theksoi se aktualisht brenda PDSH-së po zhvillohet një luftë reale për reformim dhe se është koha Menduh Thaçi të largohet.

“Menduh Thaçi ka ardhur koha që të largohet me ndër prej PDSH-së . PDSH-ja mund ta shpall kryetar nderi Menduh Thaçin, dhe duhet kriju mundësia sepse vet qasja që ai ka është ofenduese. Në momentin që unë do them se unë jam më i miri, jam më kombëtari, i bie që kam punë me një pjesë tjetër të cilët nuk janë kombëtarë, janë tradhtarë dhe vetëm unë qenkam më i miri. Mua më vjen keq ta them por ta etiketosh tjetrin me fjalë të rënda, tradhtarë, ose unë e bërë, këto janë premisa të diktatorëve”, theksoi Ziadin Sela, kryetar i Strugës.

Sela mohon zërat se do të kalojë në taborin tjetër politik. Ai shprehet i qartë se nuk do të heq dorë asnjëherë nga PDSH-ja. Madje, Sela nuk mbështet edhe idenë që përflitet zakonisht në Shqipëri, të shkrirjes së shqiptarëve vetëm në një forcë politike deri në zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve. Ai mbështetu tezës për parlament dy dhomësh, pasi parimi i Badenterit nuk funksionon më. Lidhur me Strugën, Sela tha se do të donte ta shndërronte atë në qendër ballkanike shqiptarësh, por pikërisht decentralizimi i papërmbushur, e bën komunën të jetë peng i pushtetit qendror.

Exit mobile version