Site icon PORTALB

Kosovë, dënohen nëntë persona për “terrorizëm”

Sistemi i dënimeve me disa tolerime në Greqi

Gjykata e Apelit e Kosovës ua vërtetoi dënimet me burgim nëntë të akuzuarve për “organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste”, njofton REL, përcjell Portalb.mk.

Apeli i refuzoi si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale dhe mbrojtësve të të akuzuarve kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 29.04.2016.

“Apeli konstatoi se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar drejt gjendjen faktike, nuk ka bërë shkelje të dispozitave të procedurës penale si dhe ka aplikuar drejt ligjin penal”, thuhet në komunikatën për media të Gjykatës së Apelit.

Sipas këtij aktgjykimi, të akuzuarit N.A. dhe H.E. janë dënuar me nga 4 vjet e 6 muaj burgim. Me nga 4 vjet janë dënuar të akuzuarit I.R dhe E.B.; i akuzuari A.B. me 3 vjet e 6 muaj, ndërsa të akuzuarit H.A., S.S., H.L. dhe M.B me nga 3 vjet burgim.

Exit mobile version