Site icon PORTALB

Së paku 20 të vrarë nga një sulm në Afganistan

Afganistan, arkiv

Një makinë bombë shpërtheu para një banke në jug të Afganistanit, duke vrarë së paku 20 veta.

Zëdhënësi i guvernatorit të provincës Helmand, Omar Zwak, tha mbi 50 veta të tjerë janë plagosur nga sulmi në kryeqytetin e provincës, Lashkar Gah.

Viktimat përfshijnë civilë, staf të degës së Bankës së Re të Kabulit dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Sulmi u pasua me të shtëna me armë zjarri në drejtim të bankës, tha Mohammad Karim Atal, anëtar i këshillit provincial të Helmandit.

Përgjegjësinë për të nuk e mori ende asnjë grup, por dyshimet bien mbi militantët talibanë ose ata të Shtetit Islamik.

Helmandi është strehë e talibanëve dhe grupi ekstremist kontrollon rreth 80% të provincës.

Exit mobile version