Site icon PORTALB

Çështja Pogba, Juventusit mund t’i bllokohet merkatoja

Pogba për herë të parë kthehet në Mançester pasi u largua nga United

Pogba

FIFA do të vazhdojë hetimin në lidhje me transferimin e Paul Pogba, nga Juventus te Manchester United, njofton top-channel.

Por, hetimi do të vazhdojë vetëm për bardhezinjtë, pasi “djajtë e kuq”, janë cilësuar si të pafajshëm në këtë histori.

Hetimi lidhet me komisionet e larta të përfituara nga menaxheri i francezit, Mino Raiola.

Nëse do të verifikohet implikimi i bardhezinjve në këtë parregullsi, atëherë ata rrezikojnë bllokimin e merkatos për sezonin e ardhshëm.

Exit mobile version