Site icon PORTALB

Zaev: Politikanët nuk duhet të debatojnë se i kujt është Car Samoili

Zoran Zaev

Në dytën e dytë të vizitës së kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev në Bullgari, ai deklaroi se marrëdhëniet politike mes  dy shteteve kanë qenë të ftohura, veçmas për arsye politike, njofton Portalb.mk.

“I kujt është Car Samoili, nuk duhet të debatojnë politikanët, por historianët”, deklaroi kryeministri pas mbarimit të takimeve me kolegët bullgarë.

Në pyetjen e gazetarëve bullgar, Zaev, u përgjigj se një pjesë e madhe e historisë është e përbashkët dhe se në librat maqedonase do të ndryshohet gjithçka që nuk është në frymën e re të bashkëpunimit mes dy shteteve.

Dje kryeministri Zaev, u takua me kryeministrin bullgar Bojko Borisov, ndërkaq pasdite u takua edhe me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Exit mobile version