Site icon PORTALB

Shpëtuan serbët, super Bardhi hero i ndeshjes

Enis Bardhi (7) i shënoi gol Serbisë

Enis Bardhi (7) i shënoi gol Serbisë

Ka përfunduar në barazim ndeshja e dytë e për reprezentacionin e Maqedonisë U21 në Kampionatin Evropian të futbollit që po zhvillohet në Poloni.

Edhe pse Maqedonia ishte në disavantazh kur serbët shënuan gol nga pozita jashtë loje (Gaçnoviq ’24), arritën që në pjesën e dytë me golin e Enis Bardhit të barazojnë në 1:1. Bardhi shënoi nga pika e bardhë në minutën e 64-të. Serbët kaluan me të gjitha forcat në sulm, ndërsa këtë moment e shfrytëzuan futbollistët e rinj të Maqedonisë, që edhe kaluan ën epërsi me golin e shënuan nga Gjorgjev në minutën e 82-të. Kur të gjithë pritnin të mësojnë se sa minuta do të luhet vazhdimi, serbët barazojnë në minutën e 90-të me anë të Gjurgjeviqit.

Tani Serbia dhe Maqedonia kanë nga një pikë dhe ndajnë pozitën e tretë dhe të katërt. Maqedonia ndeshjen e fundit e luan kundër Portugalisë, ndërsa Serbia ndaj Spanjës.  /Portalb.mk/

Exit mobile version