Site icon PORTALB

Një shkupjan lëndohet me thikë te sheshi Skenderbeu

Sheshi Skenderbeu, Faza e pare

Sheshi Skenderbeu

Persona të panjohur me thikë mbrëmë rreth orës 23:30 i kanë shkaktuar lëndime në pjesën e zemrës personit M.B. (24) nga fshati Gërçec i Shkupit.

Siç kumtoi sot MPB-ja, personi u sulmua para një kafiterie te sheshi Skenderbeu në Shkup.

I lënduari u dërgua në Qendrën klinike në Shkup, ku iu tregua ndihmë mjekësore dhe gjendet në rrezik për jetë.

Po ndërmrren masa për gjetjen e autorëve dhe për ndriçimin e tërësishëm të rastit.

Exit mobile version