Site icon PORTALB

Maqedoni, në korrik do të mbahet seria verore e garave të vrapimit

Shoqata për sport dhe rekreacion “I pari deri në maje” në Shkup, gjatë verës do të vazhdojë me platformën “ta vrapojmë Maqedoninë”, nëpërmjet serisë së garave të vrapimit në pesë lokacione rreth ujit nëpër Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për pesë gara nga pesë kilometra, në të cilat mund të marrin pjesë të gjithë ata që dëshirojnë të vrapojnë këtë verë në lokacionet e parapara në projekt. Liga verore në vrapim fillon më 2 korrik në Shkup, ndërkaq më pas vijojnë garat në Prespë më 9 korrik, Dojran 16 korrik, Mavrovë 23 korrik dhe vrapimi përfundimtar në Ohër më 30 korrik.

Paraqitja për pjesëmarrje në “Beach Run 2017” është nëpërmjet ueb faqes: www.prvdovrv.mk.

Exit mobile version