Site icon PORTALB

LSI padit Edi Ramën në Prokurori, i kërkon Nishanit mbledhjen e KSK

Ilir Meta

Lëvizja Socialiste për Integrim padit në prokurori kryeministrin Edi Rama, me pretendimin se ka shkelur ligjin kur ftoi policinë të marrë vota për PS, shkruan Top Channel.
“Thirrjet e Ramës për policinë e shtetit përbëjnë ngjarjen më të rëndë të thyerjes së ligjit.  Thirrjet e Ramës thyejnë rëndë moralin te detyrës së një Kryeministri gjatë një fushatë elektorale në këto 25 vjet.  Kjo ngjarje dhe kjo veprimtari e Kryeministrit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe gjithë ligjet. Kryeministri i vendit me këtë thirrje ka shkelur të gjithë hierarkinë shtetërore të akteve ligjore. Shkeljet që nga Kushtetuta dhe deri tek VKM-ja më e fundit që ka miratuar qeveria e tij, si pjellë e marrëveshjes politike të datës 17-18 Maj 2017. Nëpërmjet këtij akti Rama ka shkelur ligjet që e ndalojnë Policinë e Shtetit të marrë pjesë në fushatën zgjedhore. Rama me veprimet e tij të cilat tashmë nuk i bën më fshehtas, por hapur dhe publikisht, ka kryer shkelje të rënda rregullat në një proces zgjedhor”, thuhet në deklaratën e LSI.

LSI thotë se nevojitet shqyrtim dhe hetim objektiv pasi Edi Rama ka konsumuar elementë të veprës penale. “Çmojmë objektivisht fillimin e ndjekjes penale, dhe kryerjen e hetimeve të paanshme në lidhje mbi këtë çështje.  Çmojmë të domosdoshëm kontrollin mjekësor të Kryeministrit, për të verifikuar nëse ai është i aftë mendërisht ose jo, që të kryejë detyrën e Kryeministri”, vijon deklarata.

Por përveç kësaj LSI kërkon nga presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, “për të analizuar veprimtarinë antiligjore të kryeministrit”.

Exit mobile version