Qytetarëve të Katarit të cilët duhej t’i braktisnin vendet fqinje në Gjirin Persik sot u përfundoi afati 14-ditor.
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini i ndërprenë marrëdhëniet me Katarin më 5 qershor, duke ju bërë thirrje qytetarëve të tyre t’i braktisin territoret e tyre për dy javë. Më vonë u kumtua se do të bëhen përjashtime tek martesat e përziera.
Vendet e Gjirit e akuzojnë Katarin se i mbështesin grupet islamiste dhe terroriste, por Doha i vlerësoi akuzat si të motivuara politikisht.
Ministri shtetëror i Punëve të Jashtme i EBA, Anvar Gargash deklaroi sot se fqinjët e fuqishëm të Katarit do të vazhdojnë ta izolojnë edhe viteve të ardhshme nëse nuk e ndryshon politikën e vetë të ekstremizmit dhe xhihadizmit.
Gargash theksoi ditëve në vijim do të përfundojë lista me kërkesa, dërguar Katarit, ndërsa Doha duhet të heq dorë prej pozitës së “përgënjeshtrimit”.