Site icon PORTALB

Tiranë, arrestohet 37 vjeçari, mbante pistoletë pa leje

Ilustrim

Policia ka arrestuar pasditen e sotme në Vorë, Gerald Cikun, 37 vjeç banues në Tiranë, pasi ju gjet me vete një armë zjarri pa leje.

Ciku është konstatuar nga policia në qendër të Vorës, duke udhëtuar me automjetin tip Volswage, ku në çantë ju gjet një armë zjarri pistoletë e llojit TT, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Exit mobile version