Site icon PORTALB

Daka: Rinumërimi i votave sjell ndryshim të votave edhe për deputetë

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka thënë se rinumërimi i votave të 280 kutive mund të sjellë ndryshim ose të ketë ndikim tek rezultati i kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka shpjeguar se një votë tek kandidatët mund ta bëjë diferencën, andaj është vendosur që një pjesë të rinumërohen sërish.

“Rinumërimi i votave tek kandidatet mund të sjell ndryshim sepse një votë për ta do të thotë shumë, ndërsa tek subjektet nuk mund të ketë ndryshim drastik”, ka thënë Daka për portalin Indeksonline.

Exit mobile version