Site icon PORTALB

Ja biografia e drejtorit të ri të Policisë Sekrete, Goran Nikollovski

Goran Nikollovski

Goran Nikollovski

Ministria e Punëve të Brendshme, në ueb-faqen e saj zyrtare e ka publikuar biografinë e drejtorit të ri të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Goran Nikollovski, njofton Portalb.mk.

Sipas biografisë, Nikollovski, ka lindur më 24.10.1967 në Shkup. Ka diplomuar në vitin 1991 në Fakultetin për Siguri në Shkup.

Karriera profesionale:

Sipas biografisë, Nikollovski, ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe trajnime në fushën kundër terrorizmit dhe kundërzbulimit, në vend dhe jashtë vendit. E njeh shkëlqyeshëm gjuhën angleze.

Nikollovski ka qenë nxënës i ish shefit të Policisë Sekrete (DSK), Zoran Verushevski.

Qeveria  e re Nikollovskit në këtë pozitë e emëroi më 16 qershor, duke e shkarkuar drejtorin Vlladimir Atanasovski, i cili u vu në pozitë pasi ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, dha dorëheqje si rezultat i përgjimeve masive apo aferën e “bombave” të LSDM-së.

LEXO: Ja biografia e drejtorit të BSP-së, Llazo Vellkovski

Exit mobile version