Site icon PORTALB

Partitë shqiptare i kanë dhënë LSDM-së hapësirë të pastrojë kuadrot e VMRO-së

Zoran Zaev(LSDM) - Ali Ahmeti (BDI) - Ziadin Sela (ASH)

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për të parë se çka do të përfitojnë subjekte politike shqiptare BDI dhe ASH, sa i përket eshalonit të tretë, atë të drejtorive në institucionet e ndryshme shtetërore. Deri më tani, partia më e madhe në pushtet, LSDM, është kujdesur që në institucione kyçe të emërojë kuadro nga radhët e vetë, si në Drejtorinë për të ardhura publike, Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim dhe në Byronë për siguri publike, shkruan gazeta Koha.

Sipas burimeve të afërta me ASH, LSDM nuk ka pasur konsultime paraprake me partitë shqiptare, gjë që ka shkaktuar indinjate deri te strukturat e larat të dy partive shqiptare.

Por, siç thonë për gazetën KOHA burime partiake, BDI dhe ASH kanë heshtur me qëllim që t’i japin kohë dhe mundësi LSDM-së që të heq nga pushteti kuadrot e VMRO-së dhe janë pajtuar që në drejtoritë e MPB-së të kenë vetëm zëvendës dhe në disa drejtori tjera të përfolura për korrupsion nga VMRO.

Exit mobile version